Kulturë

Enët 3000-vjeçare afër Lipjanit, dëshmi e vazhdimësisë iliro-dardane

Një vorbë (enë prej balte të pjekur) që i takon periudhës së hekurit të hershëm bashkë me fragmente të tjera enësh janë materiali arkeologjik që kanë nxjerrë në pah arkeologët në fshatin Dobratin të Lipjanit

Shumica janë fragmente enësh, që si gjetje arkeologjike nuk janë të rralla sa i përket parahistorisë. Por ato që kanë dalë në pah në gërmimet që janë duke u zhvilluar rreth 6 kilometra në lindje të Lipjanit i takojnë një lokaliteti njështresor. Bëhet fjalë për periudhën e hekurit të hershëm. Sipas arkeologëve, gjetjet, por edhe periudha në tërësi datojnë midis viteve 1100 dhe 750 para erës sonë. Sa i përket rëndësisë shkencore tregojnë se ka pasur vazhdimësi të jetesës iliro-dardane në këto anë.

 

Në fshatin Dobratin të Komunës së Lipjanit tash e gati dy muaj ka zbarkuar një grup punëtorësh e arkeologësh, të cilët kanë hapur disa sonda. Indikacionet e para se bëhet fjalë për një lokalitet arkeologjik parahistorik datojnë qysh më 2015. Arkeologët, gjetjet por edhe periudha në tërësi datojnë midis viteve 1100 dhe 750 para erës sonë. Sa i përket rëndësisë shkencore tregojnë se ka pasur vazhdimësi të jetesës iliro-dardane në këto anë

Shumica janë fragmente enësh, që si gjetje arkeologjike nuk janë të rralla sa i përket parahistorisë. Por ato që kanë dalë në pah në gërmimet që janë duke u zhvilluar rreth 6 kilometra në lindje të Lipjanit i takojnë një lokaliteti njështresor. Bëhet fjalë për periudhën e hekurit të hershëm. Sipas arkeologëve, gjetjet, por edhe periudha në tërësi datojnë midis viteve 1100 dhe 750 para erës sonë. Sa i përket rëndësisë shkencore tregojnë se ka pasur vazhdimësi të jetesës iliro-dardane në këto anë.

Në fshatin Dobratin të Komunës së Lipjanit tash e gati dy muaj ka zbarkuar një grup punëtorësh e arkeologësh, të cilët kanë hapur disa sonda. Indikacionet e para se bëhet fjalë për një lokalitet arkeologjik parahistorik datojnë qysh më 2015. Në fshatrat përreth është punuar në ato që njihen si gërmime me karakter shpëtimi gjatë mbikëqyrjes së ndërtimit të autostradës në drejtim të Hanit të Elezit. Ishin nxjerrë dëshmi të periudhës së bronzit.