Kulturë

Dita e Bibliotekës – festë për arritjet e zotime për projekte të reja

Akti i nënshkrimit zyrtar të memorandumit për bashkëpunim në lidhje me krijimin e rrjetit bibliotekar në Kosovë u bë ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal

Kur nisi punën në Prizren, kishte vetëm një koleksion të vogël librash, tani biblioteka kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” posedon mbi 2 milionë njësi bibliotekare në fondin e saj. Këta 77 vjet punë ishin plot me sfida të ndryshme me mision të njëjtë: ruajtjen dhe mbledhjen e dorëshkrimeve dhe materialeve të shtypura e me rëndësi për kulturën dhe trashëgiminë e vendit, si dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për vizitorët. Prandaj të enjten, shënimi i përvjetorit ishte si festë për arritjet dhe zotim për realizim të projekteve me rëndësi në të ardhmen.

 

Përvjetori i 77-të i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës është shënuar me nënshkrimin e memorandumit për krijimin e rrjetit bibliotekar në Kosovë, ndarjen e çmimit “Pjetër Bogdani”, shënimin e Ditës kombëtare për vetëdijesimin për biblioteka dhe me hapjen e ekspozitës “Kosova My home” me librat e punuar gjatë projektit “Biblioteka në shërbim të komunitetit”

Kur nisi punën në Prizren, kishte vetëm një koleksion të vogël librash, tani biblioteka kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” posedon mbi 2 milionë njësi bibliotekare në fondin e saj. Këta 77 vjet punë ishin plot me sfida të ndryshme me mision të njëjtë: ruajtjen dhe mbledhjen e dorëshkrimeve dhe materialeve të shtypura e me rëndësi për kulturën dhe trashëgiminë e vendit, si dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për vizitorët. Prandaj të enjten, shënimi i përvjetorit ishte si festë për arritjet dhe zotim për realizim të projekteve me rëndësi në të ardhmen.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku, ishte ai që shpalosi aktivitetet për këtë përvjetor e që nisi me nënshkrimin e memorandumit për krijimin e rrjetit bibliotekar në Kosovë, vazhdoi me ndarjen e Çmimit “Pjetër Bogdani” për profesorin amerikan Robert Montoya, u ndal edhe te shënimi i Ditës kombëtare për vetëdijesimin për biblioteka dhe u përmbyll me hapjen e ekspozitës “Kosova My home” me librat e punuar gjatë projektit: “Biblioteka në shërbim të komunitetit”.