Kulturë

“Hasi Jehon” në edicionin e 32-të pret mbrojtjen ligjore nga shteti

Festivali folklorik “ Hasi Jehon” bazohet në disa shtylla të veprimtarisë së vet dhe ato kanë bazë dhe ekskluzivitet në trashëgiminë shpirtërore, por që identifikohet me folklor burimor, vallet, këngët, lojërat, doket dhe zakonet e mbarë trevave shqiptare

Edicioni i 32-të i festivalit folklorik “Hasi Jehon”, që është hapur të enjten mbrëma në Gjonaj të Prizrenit, ka mirëpritur nismën që ky organizim të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përhershme, në kategorinë e trashëgimisë shpirtërore. Propozimi për mbrojtjen ligjore të këtij festivali është paraqitur muaj më parë nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren, në bashkëpunim me drejtuesit e “Hasi Jehon”, në kuadër të shënimit të 45- vjetorit të ekzistencës së kësaj ngjarjeje kulturore. Por edhe në natën e hapjes së edicionit të radhës nga organizatorët është pretenduar se bëhet fjalë për ngjarjen më të vjetër të këtij lloji në Ballkan.

“Për neve është një nder, një privilegj. Besoj që ne e kemi merituar një status të tillë nga institucionet e Kosovës, sepse tashmë festivali ‘Hasi Jehon’ njihet si ngjarje jashtëzakonisht e konsoliduar, pastaj ngjarje më e vjetër e këtij zhanri, ngjarje në të cilën plasohen vlerat e trashëgimisë shpirtërore nga të gjitha trevat që marrin pjesë në festival”, ka thënë drejtuesi i këtij festivali, Haziz Hodaj.