Kulturë

Koncerti festiv i “Agimit” risjell vëmendjen te këngët e vallet shqiptare

Orkestrina bashkë me valltarët e shoqërisë, sikurse edhe solistët mysafirë, kanë sjellë folklor e muzikë popullore që janë karakteristike për rrethin e Prizrenit, por duke mos lënë anash as trevat e tjera shqiptare

Shoqëria kulturore artistike “Agimi” ka realizuar koncertin tradicional festiv për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit. Publiku besnik i kësaj shoqërie edhe kësaj radhe ka mbushur sallën e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Orkestrina bashkë me valltarët e shoqërisë, sikurse edhe solistët mysafirë, kanë sjellë folklor e muzikë popullore që janë karakteristike për rrethin e Prizrenit, por duke mos lënë anash as trevat e tjera shqiptare.

Të pranishmit në koncertin festiv, të dielën fillimisht i ka përshëndetur kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili ka theksuar se nuk është e rastësishme që paraqitjen e parë publike pas zgjedhjeve të rundit të dytë e realizon më 28 nëntor, dhe në koncertin e SHKA “Agimi”.