Kulturë

Arti në hapësira publike pa status legal, shpeshtohen cenimet

Fundjava ka nxjerrë Inspektoratin e Komunë së Prishtinës dy herë në terren. Krejt afër Bulevardit kryesor të kryeqytetit është larguar një reklamë mbi muralin që portretizon Nexhmije Pagarushën. Për rastin tjetër, në rrugën “Rexhep Luci” Komuna do të marrë vendim këtë javë

Reklamat komerciale, a fushata që përthekojnë gjithë vendin, mbulojnë me banera murale të artistëve vendorë e të huaj. Rinovimet e ndërtesave edhe zhdukin vepra. Mbrojtja e artit në hapësira publike nëpërmjet një rregulloreje a ligji ka kohë që përmendet. Por për këtë janë bërë zero hapa

Arti në hapësira publike ka mbetur në mëshirë të shoqërisë e të shtetit. Rastet kur mbulohen a cenohen muralet shtohen çdo ditë. Reklamat komerciale, a fushata që përthekojnë gjithë vendin, mbulojnë me banera murale të artistëve vendorë e të huaj. Rinovimet e ndërtesave edhe zhdukin vepra. Mbrojtja e artit në hapësira publike nëpërmjet një rregulloreje a ligji ka kohë që përmendet. Por për këtë janë bërë zero hapa.

Vendosja e një reklame mbi muralin e Nexhmije Pagarushës të shtunën alarmoi institucionet e shoqërinë. Reklama u vendos e u largu në të njëjtën ditë.