Kulturë

“Përtej dhimbjes drejt guximit” me dhjetë zëra që thyejnë heshtjen

Me dromca historish që nga fëmijëria, shkollimi, martesa e deri tek akti i dhunimit dhe jeta mes paragjykimesh, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Forumi ZDF kanë tentuar që nëpërmjet librit “Përtej dhimbjes drejt guximit” – i përuruar të martën mbrëma në librarinë “Dukagjini” – të pasqyrojnë ndryshimet e rrjedhës jetësore që kanë pësuar këta persona, bashkë me partnerët, fëmijët e familjet e tyre

“Pa e dhonë t’dhimshmen, t’kojshmen s’un e merr kurrë’’, “Unë s’menoj me jetu”, “Sa t’jep Zoti ymër ki me kon gruja jem”, “As motra që e kom n’shpi s’e din”, “Mesazhi jem: mos e mbani në veti”, “Brima e tij hala në vesh më rrin”, “Hala nuk guxoj me flejtë vetë”, “S’i kom pritë këto fjalë prej teje”... janë vetëm disa kryetituj të rrëfimeve të tyre. Por, ato s’kanë epilog. Dhimbja e tyre është e vazhdueshme, njësoj si frika nga përballja shoqërore për shkak të stigmatizimit që përjetojnë nga të qenit të mbijetuara të dhunës seksuale.

 

Dhjetë rrëfime që emërues të përbashkët kanë dhunën seksuale janë përmbledhur në librin “Përtej dhimbjes drejt guximit”. Janë dëshmi që dokumentojnë tmerrin e luftës së fundit në Kosovë, tek i lidh trauma që përjetohet jo vetëm nga ajo që kanë përjetuar por edhe përplasje me stigmën. Përtej frakturës dokumentare, këta janë edhe dhjetë zëra që thyejnë heshtjen në përballje të vazhdueshme me frikën e përjetimet

“Pa e dhonë t’dhimshmen, t’kojshmen s’un e merr kurrë’’, “Unë s’menoj me jetu”, “Sa t’jep Zoti ymër ki me kon gruja jem”, “As motra që e kom n’shpi s’e din”, “Mesazhi jem: mos e mbani në veti”, “Brima e tij hala në vesh më rrin”, “Hala nuk guxoj me flejtë vetë”, “S’i kom pritë këto fjalë prej teje”... janë vetëm disa kryetituj të rrëfimeve të tyre. Por, ato s’kanë epilog. Dhimbja e tyre është e vazhdueshme, njësoj si frika nga përballja shoqërore për shkak të stigmatizimit që përjetojnë nga të qenit të mbijetuara të dhunës seksuale.

Janë 20.000 persona të cilët e kanë përjetuar tmerrin e njëjtë, duke qenë edhe kategoria më e madhe në numër për nga të dëmtuarit e luftës së fundit. Kur flasin për përjetimet e tyre, shumica gjithmonë u drejtohen me “ato”, duke bërë ndarje gjinish. Mirëpo, kjo nuk është një pasqyrë reale.