Kulturë

Petrit Halilaj në Paris zbërthen “Historinë e një përqafimi”

“Strumbullari shpërfaq një histori të veçantë familjare, ishte vegël pune e gjyshit tim dhe është druri që ai po e mbante në duar kur mësoi se gruaja do të lindë fëmijën e parë. Në pamundësi për të shprehur në publik gëzimin e tij, që mund të ishte interpretuar si një shenjë e dobësisë në atë kohë, ai e përqafoi drurin me gjithë fuqinë e tij...”, ka thënë artisti Petrit Halilaj për elementin e veprës së tij, “Historia e një përqafimi” që tashmë ka mbërritur në Paris

Kudo ku prezantohet artisti Petrit Halilaj, vendlindja e tij Kosova merr vëmendjen. Së fundmi me veprën “Historia e një përqafimi” (History of Hug) është bërë pjesë e ekspozitës së përbashkët “Ditët e bardha” (“Jours blancs”) në galerinë parisiene “Kamel Mennour”. Ai është i interesuar që të transformojë çështje nga jeta e tij në vepra arti. Duke e bërë këtë reflekton mbi potencialin e artit dhe fuqinë e tij për ta transformuar realitetin. Kjo del në pah edhe në ekspozitën që u hap më 18 tetor dhe mund të vizitohet deri më 29 janar të vitit që vjen.

 

Është një korb i bardhë që mban një strumbullar sane. Me “Historinë e një përqafimi”, Petrit Halilaj artistikisht zbërthen rrëfimin që zanafillën e ka te një histori që ia ka treguar gjyshi i tij. Përmes saj theksohen pamundësia për të shprehur ndjenjat pa qenë i gjykuar dhe vështirësitë që has njeriu për t’u pranuar nga rrethi kur vendos t’i shfaqë ato

Kudo ku prezantohet artisti Petrit Halilaj, vendlindja e tij Kosova merr vëmendjen. Së fundmi me veprën “Historia e një përqafimi” (History of Hug) është bërë pjesë e ekspozitës së përbashkët “Ditët e bardha” (“Jours blancs”) në galerinë parisiene “Kamel Mennour”. Ai është i interesuar që të transformojë çështje nga jeta e tij në vepra arti. Duke e bërë këtë reflekton mbi potencialin e artit dhe fuqinë e tij për ta transformuar realitetin. Kjo del në pah edhe në ekspozitën që u hap më 18 tetor dhe mund të vizitohet deri më 29 janar të vitit që vjen.

Galeria “Kamel Mennour” përmes kësaj ekspozite bën bashkë veprat e 23 artistëve. Përveç Halilajt, aty ekspozojnë edhe Jean Arp, James Bishop, Marie Bovo, Daniel Buren, James Lee Byars, Pier Paolo Calzolari, Dadamaino, Jean Degottex, Jean Dubuffet, Latifa Echakhch, Michel François, Douglas Gordon, Ann Veronica Janssens, Anish Kapoor, Tadashi Kawamata, Bertrand Lavier, Lee Ufan, Piero Manzoni, François Morellet, Christodoulos Panayiotou, Robert Ryman dhe Antoni Tàpies.