Kulturë

Ministrisë së Kulturës “i teprojnë” 6 milionë euro

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit vazhdon të mos i ketë mirë hesapet me planet që bën për projekte kapitale. Planifikon më shumë sesa mund të kryejë punë. Vazhdimisht ka pasur probleme në realizimin e projekteve dhe ka kthyer buxhet prapa. Vitin e kaluar kishte shpenzuar vetëm 43 për qind të buxhetit për projekte kapitale

Se Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit i mungon buxheti përsëritet përvitshëm, por në praktikë hesapet janë ndryshe. Asaj i tepron buxheti pasi nuk ia del ta shpenzojë. Dështon kryesisht në investime kapitale, e në këtë linjë sivjet i teprojnë hiç më pak se 5.5 milionë euro në kulturë, rini e sport. Prej tyre 1.6 iu morën qysh në qershor e 3.9 milionë euro në fund të muajit të kaluar. Në kursim, hyjnë edhe gjysmë milioni nga mallrat, shërbimet dhe subvencionet. Për ata që udhëheqin organizata që merren me kulturë e trashëgimi kulturore, kjo gjendje tregon se Ministria nuk di të planifikojë

Ministria e Kulturës tradicionalisht nuk ka dalë e zonja në realizimin e projekteve kapitale që vetë i planifikon. Prej tyre ka projekte që vërtiten në ligjet e buxhetit për më shumë se një dekadë. Zyra Kombëtare e Auditimit vazhdimisht e ka klasifikuar Ministrinë e Kulturës në nivel jo të kënaqshëm sa i përket realizimit të projekteve kapitale.

Sivjet gjatë gjithë vitit MKRS-së i janë marrë nga Qeveria, 5.5 milionë euro nga buxheti që planifikohej për investime kapitale. Fillimisht, gjatë rishikimit të buxhetit nga kjo kategori MKRS-së i ishin marrë 1 milion e 600 mijë euro. Kurse nëpërmjet një vendimi të Qeverisë së Kosovës të ditës së fundit të nëntorit, MKRS-ja është goditur prapë në këtë aspekt. Sipas vendimit të Qeverisë, MKRS-së i kanë shkuar në kursime edhe 3 milionë e 909 mijë euro. Bashkë me mjete që kanë shkuar në kursime nga linjat e subvencioneve dhe mallrave e shërbimeve kjo shumë shkon në 4 milionë e 423 mijë euro. Vetëm deri tash MKRS-ja ka hequr dorë nga 5 milionë e 513 mijë euro që i kishte planifikuar për shpenzime kapitale.