Kulturë

“Lumbardhi” përmbyll një kapitull, bëhet gati për shënimin e 70-vjetorit

Ares Shporta, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Lumbardhi dhe Fitore Rexhepi, bashkëpunëtore e Fondacionit, të martën, në konferencë për media në hapësirat e Kino Lumbardhit në Prizren kanë shpalosur detaje nga lansimi i Fazës II, programet në ardhje për 70-vjetorin e Kino Lumbardhit dhe ndryshimet në udhëheqjen e organizatës.

Fondacioni “Lumbardhi” të martën ka njoftuar publikun për lansimin e Fazës II të funksionimit të saj, sikurse që ka paralajmëruar edhe programet në ardhje për 70-vjetorin e kinemasë “Lumbardhi”. Ndërkohë pas shënimit të përvjetorit jubilar pritet që të ndodhin edhe ndryshimet në udhëheqjen e kësaj organizate.

 

Pas shumë vjetësh aktivizimi në Prizren ende nuk është realizuar kërkesa fillestare që kinemaja “Lumbardhi” të kthehet nën pronësi të qytetarëve, përkatësisht të Komunës. Pavarësisht kësaj, angazhimi i fondacionit “Lumbardhi” do të vazhdojë për të arritur këtë synim, por edhe për të kontribuar në zhvillimin kulturor në rajonin e Prizrenit

Fondacioni “Lumbardhi” të martën ka njoftuar publikun për lansimin e Fazës II të funksionimit të saj, sikurse që ka paralajmëruar edhe programet në ardhje për 70-vjetorin e kinemasë “Lumbardhi”. Ndërkohë pas shënimit të përvjetorit jubilar pritet që të ndodhin edhe ndryshimet në udhëheqjen e kësaj organizate.

Drejtuesit e këtij fondacioni kanë bërë të ditur se në vitin 2015, me qëllim të vazhdimit të iniciativës për mbrojtjen e kinemasë “Lumbardhi” dhe duke parë nevojën për angazhim afatgjatë për funksionalizimin e kësaj hapësire kulturore është themeluar Fondacioni, i cili pas Fazës I tani më po kalon në Fazën II të veprimtarisë.