Kulturë

Çerek milioni për 68 vepra, Ministria me çmime çudit edhe artistët

Vepra e Ibrahim Kodrës, “Instrumentisti rozë”, vaj dhe media mikse në kanavacë, 70 me 60 centimetra, 1974, muajin e kaluar u shit në një ankand televiziv me çmim prej 7 mijë eurosh, aq sa Ministria e Kulturës ka paguar edhe për një vepër të artistëve vendorë, edhe të gjeneratës së re

Shteti i Kosovës paguan vepra arti deri në 7 mijë euro. Me shifra të përafërta paguan edhe veprat e artistëve që kurrë nuk kanë shitur ndonjë punim të tyre. Bile paguan sa dyfishi i asaj që mund të japë një institucion i artit bashkëkohor në rajon. Kësisoj ka vepruar Ministria e Kulturës nëpërmjet një thirrjeje publike të dizajnuar për të blerë vepra të artit pamor në kuadër të Pakos për ringjallje ekonomike.

 

Nëpër botë edhe vepra të ditëve të sotme nëpër ankande shiten me miliona euro e një gjë e tillë nga jo pak kritikë të artit shihet me dyshim. Në Kosovë dihet se nuk ka treg të artit, por edhe mënyra se si Ministria e Kulturës e ka shpërndarë çerek milioni euro për blerje të veprave të artit është shoqëruar me kritika. Ani pse edhe më parë është vlerësuar kjo nismë e MKRS-së, tash, kur ka dalë lista e veprave të blera, aty gjenden artistë që nëpërmjet thirrjes, me paratë e shtetit, shënojnë rekord në çmime. Me çmime që arrijnë deri në shtatë mijë euro për një vepër arti – aq sa muajin e kaluar në Tiranë u shit një vepër e të madhit Ibrahim Kodra – janë çuditur edhe vetë artistët, përderisa mënyra e vlerësimit është një muhabet më vete

Shteti i Kosovës paguan vepra arti deri në 7 mijë euro. Me shifra të përafërta paguan edhe veprat e artistëve që kurrë nuk kanë shitur ndonjë punim të tyre. Bile paguan sa dyfishi i asaj që mund të japë një institucion i artit bashkëkohor në rajon. Kësisoj ka vepruar Ministria e Kulturës nëpërmjet një thirrjeje publike të dizajnuar për të blerë vepra të artit pamor në kuadër të Pakos për ringjallje ekonomike.

Shteti me paratë e destinuara për ta ndihmuar ringjallen pas goditjes nga pandemia ka blerë 68 vepra të artit në vlerë prej 247 mijë eurove. Ka raste kur vepra e dikujt që nuk ka ekspozuar përtej Kosovës është paguar sa e një artisti, veprat e të cilit kanë shëtitur nëpër galeri të Evropës e janë shitur nëpër kryeqytetet evropiane qysh në vitet ‘80.