Kulturë

“Manifesta 14” në pritje të projekteve që formësojnë tregimin për Kosovën

Me thirrjen e radhës, “Manifesta” ka për synim projektet që pyesin se cilat forma të reja të rrëfimit mund të përdoren për të treguar apo për të imagjinuar kolektivisht të ardhmen e Prishtinës. Apo se ku mund ta rimarrin qytetarët e Prishtinës hapësirën e tyre publike dhe më e rëndësishmja, si mund të ndryshojë kjo përvojën e të jetuarit në qytet

“Manifesta 14” ka bërë të ditur se pjesë të programit të vet do të ketë edhe rrëfime të kosovarëve. Ka hapur thirrjen për të mbështetur 15 projekte. Është në kërkim të artistëve, kuratorëve, organizatave të shoqërisë civile, institucioneve kulturore, por edhe grupeve të komunitetit, të cilët kanë një ide se si të rrëfehet tregimi për Kosovën. Synim ka projektet që pyesin se cilat forma të reja të rrëfimit mund të përdoren për të treguar apo për të imagjinuar kolektivisht të ardhmen e Prishtinës. Apo, siç është bërë e ditur në komunikatën për media, projekte që tregojnë se ku mund ta rimarrin qytetarët e Prishtinës hapësirën e tyre publike dhe më e rëndësishmja, si mund të ndryshojë kjo përvojën e të jetuarit në qytet.

Aty është treguar se projektet do të ekspozohen ose integrohen në lokacionet kryesore të “Manifestas”, për shembull në “Grand Hotel Prishtina”, Fabrikën e Tullave ose bibliotekën “Hivzi Sylejmani”. Megjithatë, është potencuar se do të merren në konsideratë edhe projektet rreth intervenimeve specifike në hapësira me bazë në Prishtinë. Në po të njëjtën komunikatë është bërë e ditur se thirrja është e hapur për projektet nga Kosova ose të propozuara nga diaspora kosovare.