Kulturë

“Drithërimat” në Muzeun e Ri Kombëtar të Monakos shpalos edhe “Abetaren”

Në këtë ekspozitë Petrit Halilaj, paraqitet me dy skulptura nga projekti i tij “Abetare” (2017): “Pëllumbi” (Dove) dhe “Syri në vaj” (Eye in tears)

Video-instalacione, skulptura, piktura dhe fotografi reflektojnë dridhërimat e botës moderne, duke ofruar një diversitet vizionesh për botën e globalizuar dhe fragjilitetin e shoqërisë. Mes 17 artistëve me nam ndërkombëtarë, Muzeu i Ri Kombëtar i Monakos, sjell edhe veprat e artistit nga Kosova, Petrit Halilaj

Ajo që i bashkon 17 artistë që po i ekspozojnë veprat e tyre në Muzeun e Ri Kombëtar të Monakos (NMNM) është se japin një përgjigje kundrejt definimit të “mendimit drithërues”. Një term që me fjalët e poetit Edouard Glissant, “na bashkon në diversitetin absolut, në një vorbull takimesh”. Ekspozita e re e hapur në “Villa Paloma”, e titulluar “Drithërimat”, bën bashkë vepra të blera nga NMNM-ja nën drejtimin e Marie-Claude Beaud në këtë dekadën e fundit.

Kuruar nga Célia Bernasconi, video-instalacionet, skulpturat, pikturat dhe fotografitë, reflektojnë dridhërimat e botës moderne, duke ofruar një diversitet vizionesh për botën e globalizuar dhe fragjilitetin e shoqërisë. Ekspozita e hapur më 25 nëntor të këtij viti është e qasshme për vizitorët deri më 15 maj të vitit të ardhshëm.