Kulturë

Dyshja nga Hollywoodi: “Zgjoi” – histori e paharrueshme dhe prekëse

“Portretizimi i detajuar i betejës së një gruaje drejt pavarësisë na shtyn të kuptojmë mundësinë për ndryshim, dhe tregimi i fuqishëm i Blertës kap me mjeshtëri vetëvendosjen e individëve në të gjithë botën për të tejkaluar vështirësitë”, kanë thënë aktorja Elisabeth Moss dhe producentja Lindsey McManus për “Zgjoin” e Kosovës
 

Fituesja e dy çmimeve “Golden Globe”, Elisabeth Moss dhe producentja e njohur Lindsey McManus janë producentet më të reja të filmit “Zgjoi”. Kanë marrë këtë rol të ri për të mbështetur kandidatin e Kosovës në rrugëtimin e tij drejt ceremonisë prestigjioze “Oscar” që po e pret përpara. Dyshja ka thënë se “Zgjoi” është një histori e paharrueshme dhe prekëse që shfaq dëshirën për mbijetesë dhe fuqizim përmes një vizioni të guximshëm

Aktorja e njohur, Elisabeth Moss dhe producentja e saj Lindsey McManus, bëhen producente ekzekutive të filmit “Zgjoi” dhe do ta përkrahin atë për kampanjën drejt “Oscarit”.

Dyshja ka thënë se “Zgjoi” është një histori e paharrueshme dhe prekëse që shfaq dëshirën për mbijetesë dhe fuqizim përmes një vizioni të guximshëm.