Çmimet Grammy: Omicroni shtyn natën më të madhe të muzikës
Ceremonia e 64-t vjetore e çmimeve Grammy që do të mbahej në SHBA në fund të këtij muaji, është shtyrë për shkak të koronavirusit, kanë thënë organizatorët.
Sipas komunikatës, varianti Omicron është shumë ngjitës dhe i rrezikshëm, çka ka çuar në shtyrjen e saj.
Ngjarja e cila cilësohet si nata më e madhe e muzikës, do të mbahej më 31 janar në Los Angeles.
Organizatorët kanë thënë se data se kur do të mbahet do të bëhet publike ndërkohë, raporton BBC.
Ata shtuan se shëndeti dhe siguria e artistëve, audiencës dhe qindra punëtorëve mbetet prioritet për ta.
Jon Batiste ka më së shumti nominime Grammy, gjithsej 11.