Kulturë

Samir Karahoda: Anëtarësimi në EFA, mundësi që zëri ynë të jehojë më shumë

Regjisori nga Kosova, Samir Karahoda, është ftuar që të jetë pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit. Filmi i tij “Pa vend”, vitin e kaluar, u bë i pari i nominuar për çmimet e përvitshme nga kjo akademi. Kaq mjaftoi që të fitonte të drejtën edhe për të qenë anëtar. “Mundësitë janë të shumta. Nëse si komunitet veprojmë të bashkuar mendoj që mund të bëjmë gjëra të mira për të ardhmen e kinematografisë sonë”, ka thënë Karahoda sa i përket pozitës së tij të re. Bashkë me rreth 20 kineastë të tjerë nga vendi, është bërë pjesë e komunitetit me mbi 4 mijë anëtarë

Regjisori Samir Karahoda duket se i beson fjalës së vjetër popullore: “Të bashkuar jemi më të fortë”. Për KOHËN ka treguar se si e sheh pozitën e tij të re, si anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit. Karahoda nuk është propozuar nga ndonjë individ apo institucion për të qenë pjesë e kësaj akademie, e cila ndër të tjera ndan edhe çmimet më të rëndësishme kinematografike në Evropës. Filmi i tij “Pa vend” vitin e kaluar u bë i pari i nominuar për çmimet e përvitshme nga kjo akademi. Kaq mjaftoi që të fitonte të drejtën edhe për të qenë anëtar i komunitetit 4 mijë e 200 anëtarësh, prej të cilëve 25 janë nga Kosova.

Karahoda nuk arriti që me “Pa vend” të triumfojë në ngjarjen që konsiderohet si “Oscari” i Evropës. Megjithatë, rrëfimi për sportistët nga Kosova është i sigurt që ka prekur zemrat e shumë njerëzve. E Kosovës i dha diçka për t’u krenuar e mburrur. U bë i pari filmi vendor që u nominua në këtë ngjarje prestigjioze. Regjisori i filmit tani, si anëtari më i ri i EFA-së, krahas misionit të tij për të ndihmuar personazhet e filmit të tij, ka edhe një mision. Ka thënë se do të jetë zëri i fuqishëm i kinematografisë së vendit brenda kësaj akademie. Shpresat i mban edhe tek anëtarët e tjerë që janë nga Kosova.