Kulturë

Kori nga Peja drejt Filharmonisë së Berlinit me thirrje për mbështetje

Koncerti në ueb-faqen e Filharmonisë së Berlinit është përshkruar si vështrim brenda muzikës së Gjermanisë, Hungarisë dhe Kosovës. Tri grupe do të jenë pjesë e këtij koncerti që pritet të mbahet të dielën e 6 marsit, duke nisur nga ora 16:00. “Sing-Along Concert within the Choral Celebrations” është titulli i koncertit, ku “Siprantum” do të paraqitet me një program të shkurtër “a cappella” e që në fokus do të kenë dy vepra të kompozitorëve kosovarë

Dirigjenti dhe themeluesi i korit “Siparantum”, Memli Kelmendi, është i vetëdijshëm se sa e rëndësishme është ftesa që kanë marrë për të interpretuar në sallën e Filharmonisë së Berlinit. Mundësinë e konsideron legjendare. Tregon edhe se ka kohë që orkestra e madhe edhe salla radhiten si më të mirat në botë. “Të koncertosh në shtëpinë e Filharmonisë së Berlinit është ëndërr e çdo muzikanti duke e marrë parasysh se në të kanë koncertuar artistët më të mëdhenj që njeh historia e muzikës”, ka thënë ai. Të jesh pjesë e agjendës koncertale të këtij institucioni, sipas tij, nuk është vetëm një sukses i jashtëzakonshëm. “Është kapitull i ri për muzikën tonë korale në vend”, ka theksuar ai. Këtë e ka ndërmend ta potencojë edhe në takimin që do të ketë nesër me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku. Do t’i kërkojë edhe mbështetje financiare, në mënyrë që të realizohet udhëtimi drejt kësaj salle.

 

Të martën drejtuesi i korit “Siparantum”, Memli Kelmendi, ka takim me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku. Do t’i shpalosë detaje për koncertin që është pjesë e agjendës koncertale të Filharmonisë së Berlinit. E ka të vendosur ta theksojë se ky është “një kapitull i ri për muzikën korale në vend”. Do t’i kërkojë edhe mbështetje financiare në mënyrë që të realizohet udhëtimi drejt sallës, që njihet si ndër më të mirat në botë. “Unë dua të besoj që kjo do të ndodhë, jam optimist dhe dua të mbetem optimist në realizimin e kësaj ëndrre të rëndësishme për skenën e muzikës korale kosovare”

Dirigjenti dhe themeluesi i korit “Siparantum”, Memli Kelmendi, është i vetëdijshëm se sa e rëndësishme është ftesa që kanë marrë për të interpretuar në sallën e Filharmonisë së Berlinit. Mundësinë e konsideron legjendare. Tregon edhe se ka kohë që orkestra e madhe edhe salla radhiten si më të mirat në botë. “Të koncertosh në shtëpinë e Filharmonisë së Berlinit është ëndërr e çdo muzikanti duke e marrë parasysh se në të kanë koncertuar artistët më të mëdhenj që njeh historia e muzikës”, ka thënë ai. Të jesh pjesë e agjendës koncertale të këtij institucioni, sipas tij, nuk është vetëm një sukses i jashtëzakonshëm. “Është kapitull i ri për muzikën tonë korale në vend”, ka theksuar ai. Këtë e ka ndërmend ta potencojë edhe në takimin që do të ketë nesër me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku. Do t’i kërkojë edhe mbështetje financiare, në mënyrë që të realizohet udhëtimi drejt kësaj salle.

Në anën tjetër, koncerti në ueb-faqen e Filharmonisë së Berlinit është përshkruar si vështrim brenda muzikës së Gjermanisë, Hungarisë dhe Kosovës. Tri grupe do të jenë pjesë e këtij koncerti që pritet të mbahet të dielën e 6 marsit, duke nisur nga ora 16:00. “Sing-Along Concert within the Choral Celebrations” është titulli i koncertit, ku “Siprantum” do të paraqitet me një program të shkurtër “a cappella” e që në fokus do të kenë dy vepra të kompozitorëve kosovarë.