Kulturë

Një muaj për rikthim të databazës së monumenteve, kërkohet edhe reformim

Prej nëntorit të vitit 2020, ueb-faqja “Trashegimia.org” qe e paqasshme për publikun. Pas një viti Ministria e Kulturës i ishte kthyer investimit që kushtoi 210 mijë euro. Ajo pritet të funksionalizohet, por Ministrisë së Kulturës i kërkohet që ta sjellë në një tjetër format

Duhet së paku një muaj për ta kthyer në “jetë” databazën online të monumenteve. Pas më shumë se një viti qëkur nuk ishte në dispozicion për publikun, në “Trashegimia.org” është duke punuar një kompani që synon që për rreth katër javë ta përfundojë ndërhyrjen. Synohet që t’i rritet siguria kundër sulmeve potenciale kibernetike.

 

Për zhbllokimin e databazës prej 210 mijë eurosh e promovuar më 2014 dhe jofunksionale tash më shumë se një vit duhet rreth një muaj punë. Kompania e kontraktuar nga Ministria e Kulturës zotohet se ajo do të jetë më e sigurt, por ata që merren me trashëgimi kulturore kanë tërhequr vërejtjen se “Trashegimia.org” duhet të reformohet pasi që është tejkaluar me formatin që ka. Njëri prej njohësve të kësaj fushe madje thotë se puna në një databazë të tillë kurrë s’mund të përfundojë pasi ajo duhet të plotësohet e të freskohet në vazhdimësi

Duhet së paku një muaj për ta kthyer në “jetë” databazën online të monumenteve. Pas më shumë se një viti qëkur nuk ishte në dispozicion për publikun, në “Trashegimia.org” është duke punuar një kompani që synon që për rreth katër javë ta përfundojë ndërhyrjen. Synohet që t’i rritet siguria kundër sulmeve potenciale kibernetike.

Por në nivelin siç ka qenë, sa u përket informacioneve online për monumente por edhe si format, për ata që merren aktivisht me trashëgimi kulturore databaza është goxha e mangët.