Kulturë

Tentimi i radhës për gjetjen e udhëheqësve në Teatër e Galeri

Problemi me gjetjen e udhëheqësve të institucioneve qendrore të kulturës tashmë është shndërruar në proces kronik. Teatri Kombëtar i Kosovës ka më shumë se dy vjet pa udhëheqës artistik. Galeria Kombëtare e Kosovës s’ka drejtor qysh prej gushtit të vitit 2020

Ministria e Kulturës është vënë në tentativën e radhës për t’i bërë institucionet me drejtues. Ia ka mësyrë prapë që të zgjedhë drejtorin e Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe udhëheqësin artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

 

Hapja, anulimi e rihapja e konkurseve tashmë janë bërë të rëndomta në institucione qendrore të kulturës. Në një kapitull të tillë tash janë Teatri Kombëtar i Kosovës që kërkon udhëheqësin artistik, dhe Galeria Kombëtare e Kosovës që pret ta zgjedhë drejtorin

Ministria e Kulturës është vënë në tentativën e radhës për t’i bërë institucionet me drejtues. Ia ka mësyrë prapë që të zgjedhë drejtorin e Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe udhëheqësin artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Pos për këto dy pozita, është rihapur të mërkurën edhe konkursi për korepetitor në ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”. Konkurset për krejt këto pozita qenë anuluar më 14 janar.