Kulturë

Nis restaurimi i kryeveprës së Rembrandit

“Roja e natës” e vitit 1642 do t’i nënshtrohet restaurimit prej dy deri në tre muaj dhe është faza e dytë e asaj që Rijksmuseum, e ka quajtur “Operacioni ‘Roja e natës’”
 

Rijksmuseum, institucioni i njohur muzeor në Amsterdam, ka nisur restaurimin e kryeveprës së Rembrandtit, “Roja e natës” të vitit 1642. Piktura do të nxirret nga korniza prej druri dhe pëlhura do të shtrëngohet për një pllakë alumini me qëllim që piktura të jetë e rrafshët, shkruhet në një njoftim të muzeut.

Pritet që restaurimi të zgjasë prej dy deri në tre muaj dhe është faza e dytë e asaj që muzeu e ka quajtur “Operacioni ‘Roja e natës”.