Kulturë

Muzetë holandeze rihapen si floktore e palestra në shenjë proteste ndaj masave pandemike

Muzeu “Van Gogh” tani ofron prerje flokësh, rregullim të mjekrës dhe art të thonjve, gjithë këto frymëzuar nga Van Goghu
 

Javën e kaluar, kryeministri holandez, Mark Rutte, zvogëloi kufizimet për disa biznese jothelbësore si: floktoret, palestrat dhe bordellot, por ka thënë se muzetë, kinematë dhe mjediset e tjera argëtuese do të mbeten të mbyllura. Si kundërpërgjigje, dhjetëra organizata të artit nisën një protestë të quajtur “Floktar Teatri”

Po kërkoni një sallon për manikyr në Amsterdam? Ndaloni në muzeun “Van Gogh”. Muzetë dhe teatrot në Holandë janë kthyer përkohësisht në sallone dhe palestra në shenjë proteste ndaj kufizimeve të vazhdueshme në sektorin e arteve në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit. Të gjitha bizneset, jothelbësore në vend janë mbyllur që nga fundi i dhjetorit, si përpjekje për të ngadalësuar rritjen e rasteve që kërcënonin të mbingarkonin sistemin shëndetësor.

Javën e kaluar, kryeministri holandez, Mark Rutte, zvogëloi kufizimet për disa biznese jo thelbësore, si floktoret, palestrat dhe bordellot, por ka thënë se muzetë, kinematë dhe mjediset e tjera argëtuese do të mbeten të mbyllura. Si kundërpërgjigje, dhjetëra organizata të artit nisën një protestë të quajtur “Floktar Teatri”. Rihapën dyert e tyre si palestra dhe sallone. Muzeu “Van Gogh” tani ofron prerje flokësh, rregullim të mjekrës dhe art të thonjve, gjithë këto frymëzuar nga Van Gogh. Muzeu i Amsterdamit ofronte klasa të jogës, ndërsa muzeu “Frans Hals” leksione akrobatike.