Kulturë

“Zgjoi” pret ndihmën e publikut në fazën e votimit për “Oscar”

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë prej nisjes së votimit për “Oscars”, ekipi i filmit “Zgjoi” ka kërkuar prej publikut që t’i bashkohet në fushatë me qëllim që kandidati i Kosovës të jetë sa më i dukshëm edhe në rrjete sociale #Hive2Oscars #AcademyAwards #TogetherWeCan #SupportHiveFilm #hivefilm @hive.film #KOSOVA
 

Anëtarët e ekipit të filmit kanë nisur që në rrjetet sociale të shpërndajnë materiale të ndryshme për “Zgjoin”. Synojnë që nëpërmjet tyre sa më shumë të figurojë emri i filmit. Kanë kërkuar mbështetje edhe nga publiku. “Bashkë për Kosovën drejt ‘Oscars 2022’”, ka shkruar aktorja Yllka Gashi

Anëtarët e Akademisë Amerikane të Filmit kanë gjashtë ditë për të votuar për filmin më të mirë ndërkombëtar. Votimi nis të enjten dhe përfundon më 1 shkurt. Mundësi për të qenë në mesin e të nominuarve ka edhe “Zgjoi”, kandidati i Kosovës për “Oscar”. Ekipi i filmit, nën regji të Blerta Bashollit, është duke punuar në promovimin e filmit dhe së fundmi mbështetje ka kërkuar edhe nga publiku. I është kërkuar të shpërndajë sa më shumë materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me filmin “Zgjoi”, në mënyrë që emri i tij të qarkullojë nëpër rrjetet sociale e që do të mundësonte një vizibiletet më të madh.

Më 21 dhjetor u dha lajmi se “Zgjoi” është në listë të ngushtë për “Oscar”, kurse më 8 shkurt do të bëhen të ditur 5 filmat e nominuar. Më 27 mars pritet të mbahet ceremonia kryesore.