Kulturë

Alije Vokshi – pionierja e artit akademik

“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës i ndan veprat e mia. Para Pavarësisë kam punuar me ngjyra më të errëta e pas saj kam punuar akte me ngjyra më të çelura, kanë më shumë pozitivitet”, tregonte me pasion Alije Vokshi, në mars të vitit 2016

Në historinë e artit pamor të Kosovës emri i Alije Vokshit është në mesin e pionierëve. Kur flitet për gratë në art është prijatare. Vokshi u bë piktorja e parë shqiptare e Kosovës e diplomuar. U lind në vitin kur mori fund Lufta e Dytë Botërore, më 1945. Kjo ndikoi që Vokshi të ishte pjesë e gjeneratave që kishin përballë beteja të tjera: ato për zhvillimin shoqëror të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Ajo i priu njërës prej tyre duke u bërë piktorja e parë shqiptare e Kosovës që kishte diplomuar. Vokshi vdiq të hënën. Ajo ishte 77-vjeç. Kumtin e dha e bija e saj, Visare Shehu – Selimaj.

 

 E lindur në vitin kur mori fund Lufta e Dytë Botërore, më 1945, Vokshi iu takonte gjeneratave që kishin përballë beteja të tjera: ato për zhvillimin shoqëror të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Ajo iu priu njërës prej tyre duke u bërë piktorja e parë shqiptare e Kosovës që kishte diplomuar. Alije Vokshi vdiq të hënën, në moshën 77-vjeçare

Në historinë e artit pamor të Kosovës emri i Alije Vokshit është në mesin e pionierëve. Kur flitet për gratë në art është prijatare. Vokshi u bë piktorja e parë shqiptare e Kosovës e diplomuar. U lind në vitin kur mori fund Lufta e Dytë Botërore, më 1945. Kjo ndikoi që Vokshi të ishte pjesë e gjeneratave që kishin përballë beteja të tjera: ato për zhvillimin shoqëror të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Ajo i priu njërës prej tyre duke u bërë piktorja e parë shqiptare e Kosovës që kishte diplomuar. Vokshi vdiq të hënën. Ajo ishte 77-vjeç. Kumtin e dha e bija e saj, Visare Shehu – Selimaj.

Piktorja e njohur u lind në Prishtinë. Pas Shkollës Pedagogjike në kryeqytetin e Kosovës, ku mes profesorëve kishte edhe grafistin me nam ndërkombëtar Gjelosh Gjokaj, studioi në Fakultetin e Arteve në Beograd. Në një kontekst socio-politik, ku pak gra kishin mundësinë ta ndiqnin arsimin e lartë, veçanërisht në art, Vokshi u bë pioniere e artit në Kosovë.