Kulturë

Ish-vila e Enver Hoxhës pushtohet nga zërat që i denoncojnë krimet

Në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”, në ish-vilën e diktatorit Enver Hoxha, është hapur edhe ekspozita treditore “Fytyrat e diktaturës”. Në murin e ekspozitës janë vendosur 171 fotografitë e atyre të cilët mbajnë përgjegjësi direkte për represionin e ushtruar nga regjimi komunist

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKK) ka sjellë kolanën e re studimore dhe dokumentarin “Arkitektura komuniste e kryeqytetit”. Në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit dhe Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë hapën edhe ekspozitën treditore “Fytyrat e diktaturës”.

 

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri ka prezantuar të mërkurën në Tiranë kolanën e re studimore dhe dokumentarin “Arkitektura komuniste e kryeqytetit”. Një temë dominuese në këtë vëllim janë historitë e azilantëve politikë, që kanë arritur të arratisen gjatë periudhës së komunizmit, dhe marrëveshjet e fshehta të shtetit shqiptar me shtetin jugosllav për kthimin e të arratisurve politikë. Pjesë e aktiviteteve është edhe ekspozita “Fytyrat e diktaturës”

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKK) ka sjellë kolanën e re studimore dhe dokumentarin “Arkitektura komuniste e kryeqytetit”. Në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit dhe Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë hapën edhe ekspozitën treditore “Fytyrat e diktaturës”.

Kolana e re studimore u prezantua në ditën e fundit, të mërkurën, ku ekspozita qëndroi e hapur për publikun. “Arkitektura komuniste e kryeqytetit” është një dokumentar me 12 dëshmi nga diaspora dhe ka për autore drejtoreshën e kërkimeve, Luljeta Lleshanaku.