Kulturë

Shteti do të blejë vepra arti me mbi një milion euro

Përderisa Kosova ka një fond prej rreth një mijë veprash që përbëjnë koleksionin e Galerisë Kombëtare të Kosovës – i cili u pasurua në janarin e vitit të kaluar kur atij iu shtuan edhe veprat që dikur zinin vend në hotelin “Grand” – shteti, sivjet e në dy vjetët e ardhshëm do të blejë të tjera vepra me një milion e 50 mijë euro

Fiks një milion e 50 mijë euro është buxheti që do ta vë në dispozicion Ministria e Kulturës për tre vjet për blerjen e veprave të artit. Vendimi është marrë të martën vonë dhe vjen dy muaj pas dështimit të debutimit të shtetit në blerje veprash, kur MKRS-ja u tërhoq pas një debati për mënyrën se si kishte përzgjedhur veprat me çerek milioni euro. Se ku do të vendosen veprat e blera, nuk ka ndonjë plan konkret, përderisa një muze arti i projektuar para më shumë se një dekade mbetet vetëm projekt

Në ditën kur Qeveria e Kosovës ka vendosur për themelimin e Fondit të Sigurisë duke kërkuar mbështetje financiare nga mërgata e qytetarët e vendit, ekzekutivi ka vendosur që me një milion e 50 mijë euro për tre vjetët e ardhshëm të blejë vepra të artit pamor.

Në mbledhjen e së martës mbrëma, Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës për autorizimin e procedurave të veçanta që në periudhën trevjeçare – 2022, 2023 dhe 2024 – të administrojë procedurat për blerjen e veprave të artit. Do të blihen vepra nga artistë vendorë, përfshirë edhe të atyre që nuk jetojnë më.