Kulturë

Restaurimi i Shtëpisë së Xhafer Devës një muaj pezull, palët në konsulta

Të martën është bërë një muaj prej se është pezulluar projekti për restaurimin e monumentit që mbrohet si Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë, i cili bëri bujë për shkak të figurës me të cilën lidhet emri i këtij objekti gati njëshekullor (Foto: AP)

Ministria e Kulturës së bashku me BE-në dhe UNDP-në ende janë pa zgjidhje për Shtëpinë e Xhafer Devës, një muaj pas pezullimit të projektit. Në përgjigjen e MKRS-së thuhet se po zhvillohen konsultime shtesë me partnerët, si dhe me komunitetin dhe me organizatat e specializuara ndërkombëtare. BE-ja dhe UNDP-ja janë përgjigjur me fjalitë e njëjta. Kanë thënë se po rivlerësojnë rolin dhe kontributin e tyre, “duke përfshirë mundësinë për të përdorur polemikat aktuale si një mundësi për të adresuar hapur të kaluarën përmes diskutimeve dhe konsultimeve të hapura me të gjitha komunitetet përkatëse”

Ministria e Kulturës së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë e UNDP-në ende nuk e dinë se si do të veprohet me rastin e restaurimit të Shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë. Të martën është bërë fiks një muaj prej kur BE-ja dhe UNDP-ja e kanë pezulluar projektin. Pezullimi qe bërë më 8 shkurt nëpërmjet një deklarate të përbashkët.

Ministria e Kulturës në parim është që restaurimi i monumentit në Mitrovicë të vazhdojë, por ende nuk e di si.