“Babylonian Vision” kapërcen kohët me shenjat e pushtimeve

Me të hapur dyert e “Galerisë 17”, takimi i parë me art vjen nëpërmjet panelit. Nuk u ngjan ekspozitave të cilat shpërfaqin gjurmë historike në një format krejtësisht klasik. Me gërshetim të teknologjisë, arti që përçohet është në hap me kohën, por edhe në hap me të shkuarën përmes ekspozimit të koleksioneve më të mëdha të artefakteve mesopotamiane, neosumeriane dhe asiriane.
Artistja gjermano – irakiane, Nora Al – Badri, ngre paralelen historike me ndërlidhjen e periudhave të ndryshme dhe paralelen konceptuale me gërshetimin e artit dhe teknologjisë. Këtë e bëri pikërisht në ekspozitën e saj të parë në Kosovë, “Babylonian Vision”. Përveç frymës së identitetit të shuar babilonas, autorja rikthen edhe kujtimet dhe aktualitetin e popujve të pushtuar
Me të hapur dyert e “Galerisë 17”, takimi i parë me art vjen nëpërmjet panelit. Nuk u ngjan ekspozitave të cilat shpërfaqin gjurmë historike në një format krejtësisht klasik. Me gërshetim të teknologjisë, arti që përçohet është në hap me kohën, por edhe në hap me të shkuarën përmes ekspozimit të koleksioneve më të mëdha të artefakteve mesopotamiane, neosumeriane dhe asiriane.
Shfaqja e tyre i ngjan një shiriti filmik. E përbashkëta e gjithsecilit është të qenit identitet i një vendi të kolonializuar. Mesazhi forcohet edhe më, se pse erdhi në kryeqytetin e Kosovës që la prapa një luftë dy dekada e pak vjet dhe në aktualitetin e luftës me të cilën po përballet Ukraina.
Artistja gjermano – irakiane, Nora Al – Badri, ngre paralelen historike me ndërlidhjen e periudhave të ndryshme dhe paralelen konceptuale me gërshetimin e artit dhe teknologjisë. Këtë e bëri pikërisht në ekspozitën e saj të parë në Kosovë, “Babylonian Vision”. Vetë artistja, për arsye shëndetësore, nuk qe prezente të martën mbrëma në hapje të ekspozitës, në atë që më 16 nëntor të vitit 2021 prej hapësirës së punëtorisë së automekanikut u transformua në galeri.
Postkolonializmin dhe postdigjitalizimin, si karakteristika evidente në punën e saj i solli edhe në Prishtinë, nëpërmjet përvojës së saj. Nora Al-Badri ka diplomuar në shkenca politike të universitetit “Johann Wolfgang” në Frankfurt dhe duke qenë artistja e parë rezidente në Swiss Federal Institute for Technology.
“Babylonian Vision” i solli publikut 150 GAN video dhe mbi 200 imazhe, të cilat erdhën në formën e 7 videoinstalacioneve dhe shkrimeve të cilat bashkojnë pjesë të dhimbjes për identitetin e humbur dhe imazhit të një vizioni që veçse është shuar. Përmes autorësisë së Wendy M. K. Shaw, Fazil Moradi, Saud Al-Zaid, Daphne Dragona dhe Anita Hosseini, në mes të “Galerisë 17” me shumë ngjyra, fjalët zbërthejnë mesazhin që është gati universal për çdo popull të pushtuar – atë të shkatërrimit. “Babilonia në fund të fundit është e imagjinuar pa u parë”, “Cilit mëmëdhe, atdhe, gjuhë apo ushtri i përket Babilonia?”, “Gjërat. Cilat gjëra? “Këto gjëra”, “Gjërat e harruara”, “A është Babilonia diçka që ka përkatësi”- ishin shkëputjet të cilat dëshmonin praninë e dikurshme të një kulture të pasur identitare e fetare.
Rishikimi i së kaluarës
Drejtoresha artistike e “Galerisë 17”, Fitore Isufi - Shukriu, ka theksuar se ekspozita “Babylonian Vision” erdhi në kuadër të nismës “Techne”, rrugëtimi i së cilës do të vazhdojë edhe më tutje.
“Është artiste e jashtëzakonshme, e cila jo veç që trajton të kaluarën, por na bën shumë pyetje rreth së kaluarës dhe të tashmes. Si do të jetë e ardhmja, si do të duhet t’i trajtonim të kaluarën e të tashmen në raport me muzetë dhe dekolonializimin e tyre?”, ka theksuar Isufi - Shukriu për artisten Nora Al-Badri.
Për drejtoreshën artistike, mungesa e pranisë së një kuratori nënkupton marrjen e përgjegjësisë së vet artistes për pozicionimet e saj.
“I referohet kulturës babilonase, ka vendosur vetë për titullin. Ne si galeri e kemi shumë të rëndësishme të sjellim ekspozita që janë të guximshme dhe eksperimentale, në këtë rast artistja vjen e vetme me qëndrimin e saj në raport me temën dhe me titullin që ajo e ka vendosur”, ka treguar tutje drejtoresha artistike. “Është shumë direkte dhe na bën të reflektojmë e rishikojmë të kaluarën, sepse kur themi se po spekulohet mbi arkeologjinë dhe mbi muzetë dekoloniale, atëherë duhet të ngrehim pyetje mbi trashëgiminë që e kemi sot”.
Për të, kjo ekspozitë është një shprehje e asaj se si jetohet sot dhe një lloj parashikimi për të ardhmen. Ka theksuar se guximi i kësaj ekspozite qëndron në faktin e vënies në pikëpyetje e në diskutim të imunizimit të kolonizatorëve.
Perspektiva kosovare
E zhvendosur në Prishtinë, “Babylonian…” tërthorazi pyet se çfarë po ndodh me artefaktet që Serbia ia mori Kosovës
“Është shumë e rëndësishme të shihet edhe nga perspektiva jonë si kosovarë çka po ndodh me artefaktet që s’janë në mesin tonë? 1247 eksponatet që gjenden në Beograd që nga paralufta. Çka po ndodh me luftën në Ukrainë dhe me luftën e mëhershme në Lindje? Cili është imuniteti i këtyre që s’ka ndëshkim për ta? Pastaj natyrisht spekulimi që bëjnë me imazhet dhe teknologjinë, vë në pikëpyetje shumë kontekste, periudha dhe gjithçka që ndodh në raport me kulturën dhe mbizotërimin në kulturë”, ka thënë Fitore Isufi – Shukriu.
Edhe Visar Arifaj pranon që ekspozita ia ka dhënë një ndërlidhje të së kaluarës vendore.
“Sidomos ne në Kosovë duke pasur parasysh përjetimet që i kemi pasur në historinë, e kemi një fiksim me të kaluarën e artefaktet. Kjo ekspozitë në një mënyrë tejet të bukur po bën ndërlidhjen mes teknologjisë, interpretimit që po e bën vetë makina si një etnitet që s’ka kujtesë, por vetëm duke i mbledhur pamjet nga galeritë, të cilat s’janë shpesh të qasshme as për njerëzit e asaj kulture”, ka thënë Arifaj, dizajner grafik i provuar edhe në politike me “Partinë e fortë”.
Ai ka çmuar mënyrën se si teknologjia arrin të ndërtojë “memorie nëpërmjet imazheve”, e të cilat në rrafshin njerëzor e prodhojnë interpretimin që u bëhet.
“Po më duket një ndërthurje mes të ardhmes, të kaluarës, por edhe të identitetit që s’është diçka fikse, tërë kohën ndryshon, është në lëvizje. As e kaluara nuk është fikse, as tregimet e interpretimet tona janë të diçkaje të ngjashme, por jo krejt bash e saktë”, ka thënë Arifaj.
Shkrimtari Artrit Bytyçi ka thënë se ekspozita të tilla si “Babylonian Vision” mund të shihen si shpresë për rikthim të artefakteve te popujt që u takojnë.
“Kush ka pushtuar nuk t’i ka marrë vetëm mineralet, pasuritë, fuqinë punëtore, por ta ka marrë edhe pasurinë shtetërore”, thotë ai si ndërlidhje për fatin e eksponateve të pagjetura babilonase. “Unë jam i fascinuar se si inteligjenca artificiale ka mund me i kombinua artefaktet në një mënyrë se si ne i imagjinojmë. Zakonisht shpesh e kemi një artefakt, por në mendjen tonë është në transicion mes disa imazheve, kuptimeve që ia vendosim ne, asaj që ia vendosin kuratorët, qeveria, ata që ndërtojnë narrativin apo vetë populli i thjeshtë si e sheh. Mes tyre kuptimeve të ndryshme ato vibrojnë në mendjen tonë, shumë ngjashëm me imazhet që po i shohim”, ka thënë ai.
Puna e artistes Nora Al-Badri është shpërblyer nga institucione të ndryshme, si Haus der Kulturen der Welt (HKW), Goethe-Institut, Institut für Auslandsbeziehungen (IfA), Zyra e Jashtme Federale e Gjermanisë Fondacioni Kulturor Evropian e të tjera.
Ekspozita “Babylonian Vision” është në kuadër të një prej katër temave të “Galeria 17” – Techne, e cila do të jetë seri ekspozitash dhe kontributesh nga artistët, shkencëtarët e krijuesit të cilët takohen mes teknologjisë e artit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.