Kulturë

Granti i parë nga “DokuFest” i ndahet projektit filmik “Motra” të Albana Nilës

“Bashkëpunimi me DokuFestin ngrit përgjegjësitë dhe në të njëjtën kohë edhe e bën më të lehtë punën në vazhdimësi të projektit. Si komunitet relativisht i vogël i artistëve, mundësitë e depërtimit rriten me anë të fondeve të tilla alternative dhe kështu edhe krijohet një hapësirë e re për filmbërësit e rinj për qasje edhe në audienca ndërkombëtare. Me anë të ndihmës së mentorëve po ashtu filmbërësit e rinj e kanë më të lehtë të krijojnë një rrugëtim të denjë për filmat e tyre”, ka thënë Albana Nila për KOHËN

Projekti filmik i Albana Nilës i titulluar “Motra”, ka bindur komisionin përzgjedhës të “DokuFestit” se e meriton përkrahjen në kuadër të skemës së granteve mbështetëse për valën e re të filmbërësve nga Kosova. Ky është granti i parë që u ndahet filmbërësve të rinj vendorë, me ç’rast gjatë këtij viti e vitit të ardhshëm synohet të ndahen gjithsejtë 5 grante të ngjashme për projektet filmike të filmbërësve nën moshën 30-vjeçare nga Kosova.

 

Projekti filmik i Albana Nilës me titull “Motra”, është një portret i vajzërisë dhe vështirësive të të qenit një vajzë e re në një shoqëri si ajo e Kosovës. Sipas përshkrimit të dhënë nga “DokuFest”, “Motra” nuk është një tregim i një viktime tjetër; është më tepër një tregim i një individi të ri të zgjuar që me ndihmën e motrave të saj e merr çështjen e mirëqenies në duart e saj

Projekti filmik i Albana Nilës i titulluar “Motra”, ka bindur komisionin përzgjedhës të “DokuFestit” se e meriton përkrahjen në kuadër të skemës së granteve mbështetëse për valën e re të filmbërësve nga Kosova. Ky është granti i parë që u ndahet filmbërësve të rinj vendorë, me ç’rast gjatë këtij viti e vitit të ardhshëm synohet të ndahen gjithsejtë 5 grante të ngjashme për projektet filmike të filmbërësve nën moshën 30-vjeçare nga Kosova.

“DokuFest” rishtazi ka përfunduar vlerësimin e aplikimeve për projektet filmike në rundin e parë të skemës së granteve “Mbështetje për valën e re të filmbërësve nga Kosova” nga programi “Promovimi i Shoqërisë Demokratike përmes Artit dhe Kulturës”, që financohet nga Ambasada Suedeze në Kosovë dhe bashkë financohet nga Komuna e Prizrenit.