Kulturë

“Të ndarë” në kërkim identitetesh me dialog portretesh

Në çdo portret, Gamze Şiriner në “Të ndarë” në “Monet” gdhend perceptimet nga përditshmëria dhe e kaluara. Të gjitha punimet e saj janë një reflektim mbi ndarjet dhe të përbashkëtat. Ani pse në Kosovë ndihet si në shtëpi, megjithatë kjo periudhë e ka bërë të reflektojë
 

Qysh në rrugëtimin e saj, nga Turqia në Kosovë, ku jeton tash e një vit, ka diçka që zbërthehet në ekspozitën që ajo ka hapur në Prishtinë. Gamze Şiriner e ka titulluar “Të ndarë”. S’ka një vijë ndarëse midis dallimeve e të përbashkëtave. Krejt bashkë, portretet e saj duket sikur komunikojnë me njëri-tjetrin në kërkim identitetesh

Portretet janë të veshura me ngjyra në kontraste. ndryshme. As qëndrimin nuk e kanë të njëjtë. Personazhet që duket se u përkasin moshave të ndryshme, vende-vende kanë shenja që zbërthejnë se preokupimet nuk i kanë të njëjta. Ka disa ditë që ato ia kanë shtuar edhe më koloritin galerisë “Monet”, në kryeqytet.

Artistja nga Turqia, Gamze Şiriner, ekspozitën e saj e ka titulluar “Të ndarë” për një arsye: përveç që shpreh dallimet, bën bashkë edhe individualitet e njeriut. Ka më shumë se një vit që Şiriner e ka lënë Turqinë dhe jeton në Kosovë. Këtu ka hapur edhe një atelie ku vazhdimisht gjen inspirimin për të punuar. Në çdo portret, ajo gdhend perceptimet nga përditshmëria dhe e kaluara. Të gjitha punimet e saj janë një reflektim mbi ndarjet dhe të përbashkëtat. Ani pse në Kosovë ndihet si në shtëpi, megjithatë, kjo periudhë e ka bërë të reflektojë.