Kulturë

“Vera andrron detin” më i miri në “goEast” të Gjermanisë

“Çmimi për filmin më të mirë i shkon një filmi për luftën e një gruaje kundër një bote primitive mashkullore, kundër një maskuliteti të degraduar, i cili fatkeqësisht ende ka fuqi”, shkruhet në arsyetimin e jurisë që ia ndau “Zambakun e artë” filmit “Vera andrron detin”. Në foto aktorja Teuta Ajdini-Jegeni, e cila bart rolin kryesor në film

“Zambaku i artë” është çmimi kryesor i “goEast Film Festival” në Gjermani që i ndahet filmit më të mirë të kësaj ngjarjeje. Kësaj radhe ky çmim i është ndarë filmit nga Kosova “Vera andrron detin” duke rikonfirmuar se ky projekt kinematografik është i patejkalueshëm përballë jurive ndërkombëtare.

Në festivalin i cili vlerësohet si një prej më relevantëve për kinematografinë e Evropës Qendrore dhe asaj Lindore, Kosova ka pasur një listë të gjatë të filmave pjesëmarrës. “Pa Vend” i Samir Karahodës po ashtu ishte në konkurrencë zyrtare e filmat që janë prodhim i “DokuLabit” në kuadër të programit të “DokuFest” kishin një program të veçantë në këtë festival.