Kulturë

“Shtegut historik” i hapet rruga për lidhjen e monumenteve në Prizren

“Shtegu historik”, sipas projektit të Komunës, parasheh vendosjen e kalldrëmit e mobilerisë urbane që do të krijojë lidhjen midis disa monumenteve nga Ura e Arastës drejt lokalitetit arkeologjik dhe Kroit të Beledijes, për të kaluar te minarja e Arastës, te Monumenti i Lirisë dhe për t’u përmbyllur te Hamami i Gazi Mehmed Pashës

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore pas shumë muajsh ka lëshuar pëlqimin për projektin e “Shtegut historik” pasi Komuna e Prizrenit së fundmi është pajtuar me vërejtjet dhe rekomandimet e dhëna. Sipas zyrtarëve komunalë, një gjë e tillë pritet t’i hapë rrugën Komunës për ta nënshkruar marrëveshjen me Zyrën e BE-së për realizimin e këtij projekti, i cili parasheh lidhjen e disa monumenteve në Qendrën Historike

Mospajtimet midis Komunës së Prizrenit dhe Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore lidhur me projektin “Shtegu historik”, që parasheh lidhjen e disa monumenteve në Qendrën Historike së fundmi janë eliminuar. Autoriteti i trashëgimisë kulturore ka lëshuar pëlqim për këtë projekt, pasi që Komuna është pajtuar me vërejtjet dhe rekomandimet e dhëna. Një gjë e tillë pritet t’i hapë rrugën Komunës për ta nënshkruar marrëveshjen me Zyrën e BE-së.

Zyrtarja për marrëdhënie me publikun në Komunën e Prizrenit, Jona Hoxhaj, ka thënë se ky projekt ka mbetur i bllokuar prej vitit të shkuar, pasi që ish-qeveria lokale nuk i kishte zbatuar rekomandimet e QRTK-së. Sipas saj, Komuna rishtazi i ka përmbushur të gjitha vërejtjet e dhëna për këtë projekt, i cili synon që t’i prezantojë vlerat e trashëgimisë kulturore dhe të jetë një atraksion për turistët.