Kulturë

Ardian Klosi përkujtohet si krijues e zë i opozitës qytetare

Ardian Klosi
Në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë miqtë e tij, përfshirë kryeministrin Edi Rama, janë mbledhur për ta kujtuar Ardian Klosin i cili i dha fund jetës para një dekade, më 26 prill 2012. Në ekspozitën “In Memoriam”, vizitorët mund të njihen nga afër me aspekte të ndryshme të krijimtarisë së Klosit
 

Me dorëshkrime, fotografi përkthime e vepra publicistike të botuara është kujtuar përkthyesi, publicisti e intelektuali Ardian Klosi në 10-vjetorin e vdekjes.

Në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë miqtë e tij, përfshirë kryeministrin Edi Rama janë mbledhur për ta kujtuar Klosin i cili i dha fund jetës para një dekade, më 26 prill 2012. Në ekspozitën “In Memoriam” vizitorët mund të njihen nga afër me aspekte të ndryshme të krijimtarisë së Klosit. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka thënë se Ardian Klosi ishte padyshim intelektuali i pakompromis, një nga personalitetet e spikatura të përkthimit shqip. “Për ata që si unë e njohën Ardian Klosin për së largu, ai ishte padyshim intelektuali i pakompromis, një nga personalitetet e spikatura të përkthimit shqip, një selektor sqimatar titujsh, që solli mes tonë autorë të shekullit 20, për të cilët përpara viteve ’90 ishte e pamundur të flisje e jo më t’i lexoje”, ka thënë Margariti.