Kulturë

Vazoja kineze e periudhës Qianlong shitet për 1.7 milionë euro

Vazoja, me glazurë të kaltër dhe e praruar në argjend, u krijua për oborrin e perandorit Qianlong.
 

Një vazo “jashtëzakonisht e rrallë” e shekullit të 18-të, e blerë në vitet e 1980-a për disa qindra paundë dhe e mbajtur në kuzhinë, u shit për 1.449.000 funte mbi 1.7 milionë funte. Vazoja 60 centimetërshe me glazurë të kaltër dhe e praruar në argjend ishte krijuar për oborrin e Perandorisë Qianlong.

Dekoruar me lejlekë dhe lakuriq nate, ajo ishte vlerësuar se do të shitej, në ankand, në mes të 100.000 – 150.000 paundë. Vazo ishte në pronësi të një kirurgu i cili ia dha atë të birit që s’e kishte kuptuar vlerën e saj.