Kulturë

Përkujtimi për Fahri Beqirin bashkon muzikantët e rinj

Pos veprave që ia la thesarit të muzikës shqipe, Fahri Beqiri e kishte mision edhe të nxjerrë në pah muzikantë të rinj. Të mërkurën, nxënësit e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” qenë ata të cilët interpretuan disa prej veprave të tij

Ata që e njohin, jetën e tij e ndajnë në dy pjesë. Identifikohet si krijues e si organizator. Te e para i takonte gjeneratës së parë të kompozitorëve të shkolluar, veprat e të cilit kanë lënë gjurmë në muzikën klasike dhe popullore shqiptare. Ndërkaq te e dyta punonte me shumë zell e përkushtim që të ndillte te gjeneratat e reja dashurinë për muzikën dhe kulturën e vlerave. Në njëvjetorin e vdekjes së tij, kujtimi për profesorin universitar Fahri Beqiri solli që të dyja dimensionet.

 

Në njëvjetorin e vdekjes së tij, përkujtimi për kompozitorin e profesorin Fahri Beqiri solli dimensionet e rrugëtimit të tij muzikor. Në koncertin përkujtimor të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Sallën e Kuqe ishin pikërisht gjeneratat e reja ato që i sollën veprat e tij, duke konkretizuar atë për të cilën punoi një jetë të tërë: që muzika të bartej brez pas brezi e tek të rinjtë të mbillej dashuria për të

Ata që e njohin, jetën e tij e ndajnë në dy pjesë. Identifikohet si krijues e si organizator. Te e para i takonte gjeneratës së parë të kompozitorëve të shkolluar, veprat e të cilit kanë lënë gjurmë në muzikën klasike dhe popullore shqiptare. Ndërkaq te e dyta punonte me shumë zell e përkushtim që të ndillte te gjeneratat e reja dashurinë për muzikën dhe kulturën e vlerave. Në njëvjetorin e vdekjes së tij, kujtimi për profesorin universitar Fahri Beqiri solli që të dyja dimensionet.

Në koncertin përkujtimor të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” të mërkurën në Sallën e Kuqe ishin pikërisht gjeneratat e reja ato që i sollën veprat e Beqirit, duke bërë që të plotësohej dëshira e tij prej kompozitori, që veprat t’i luheshin nga muzikantët e rinj.