Kulturë

Thirrja për kthimin e artefakteve nga Serbia me fushatë reprizë

Me ekspozitën “Return us home” (Kthenani në shtëpi) Ministria e Kulturës dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Këtij aktiviteti qendror për shënimin e kësaj dite, të mërkurën, i ka paraprirë një punëtori nëpërmjet së cilës është bërë e ditur se shteti është duke punuar për një program kombëtar të muzeve në Kosovë

Muzeu Kombëtar i Kosovës nga oborri i këtij institucioni i ka bërë thirrje Serbisë që t’i kthejë eksponatet që ia ka marrë gjatë viteve 1998 dhe 1999. Ky institucion e ka reprizuar këtë thirrje për disa herë nëpërmjet një ekspozite dhe ceremonie që janë mbajtur në prani të zyrtarëve të institucioneve kulturore e arsimore të Kosovës.

 

Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, institucionet qendrore në Kosovë e shënuan edhe me thirrjen për kthimin e artefakteve nga Serbia. Ka qenë reprizë aktivitetesh e ngjarjesh të disa vjetëve më parë, që deri më tash nuk ka çuar fort peshë. Përderisa në Kosovë hapen ekspozita me imazhe me artefakte, në Serbi artefaktet e Kosovës promovohen edhe për politikë të brendshme, e ka raste kur një pjesë e tyre është futur para nja 15 vjetësh edhe në Kosovë, në komuna me shumicë serbe

Muzeu Kombëtar i Kosovës nga oborri i këtij institucioni i ka bërë thirrje Serbisë që t’i kthejë eksponatet që ia ka marrë gjatë viteve 1998 dhe 1999. Ky institucion e ka reprizuar këtë thirrje për disa herë nëpërmjet një ekspozite dhe ceremonie që janë mbajtur në prani të zyrtarëve të institucioneve kulturore e arsimore të Kosovës.

Nëpërmjet ekspozitës “Return us home” (Kthenani në shtëpi), Ministria e Kulturës dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Këtij aktiviteti qendror për shënimin e kësaj dite, të mërkurën, i ka paraprirë një punëtori nëpërmjet së cilës është bërë e ditur se shteti është duke punuar për një program kombëtar të muzeve në Kosovë. Realisht MKRS-ja ka njoftuar për “prezantim të programit”, por ende nuk ka program të gatshëm, megjithëse, sipas këtij institucioni, të mërkurën është punuar një draft. Sivjet tema e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve ishte “Fuqia e Muzeve”.