Kulturë

“Pa kornizë” në kitarë e piano si bashkëbisedim me jazz

Koncerti “Pa kornizë” me Armend Xhaferin në kitarë e Arben Ramadanin në piano, i mbajtur të mërkurën mbrëma në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare, ishte paralajmëruar si mbrëmje e veçantë qysh në hapje të edicionit të 12-të të festivalit

Titulli i koncertit nuk ka qenë thjesht paralajmërim, por edhe qëndrim mbi konceptin për muzikën. Armend Xhaferi dhe Arben Ramadani e kanë dëshmuar në skenë pakufishmërinë e botës së tyre muzikore dhe të mundësisë së pafundme të lojës me tinguj. Improvizimi tingëllon punë e lehtë, por në muzikën e dyshes dëshmohet se një gjë të tillë mund ta bëjnë vetëm profesionistët. I veçantë ka qenë koncerti i tyre në “Chopin Piano Fest” dhe i ka ngjarë dialogut të ty mjeshtërve nëpërmjet tingujve

Publiku i “Chopin Piano Fest” është ulur pa idenë më të vogël se çfarë do të luhet në mbrëmjen e radhës të festivalit. Nuk ka ndonjë program të cilit mund t’i përmbahen. Një të tillë s’e kanë as muzikantët në skenë. Kështu ka vendosur dyshja që me lojën e tyre mbi të gjitha kanë dëshmuar lidhjen e fortë të tyre muzikore.

Armend Xhaferi në kitarë e Arben Ramadani në piano e kanë titulluar “Pa kornizë” koncertin e tyre në Prishtinë.