Kulturë

Florian Uhlig i rikthehet Prishtinës me udhëtimin dinamik në piano

Duartrokitjet që nuk u ndalen, e kthyen pianistin gjerman,Florian Uhlig, nga dy e tri herë në skenën e cila tash e gati një javë ka sjellë jo vetëm emra të shquar, por edhe stile e kapituj të ndryshëm muzikorë. Atij i ka takuar nata e shtatë e “Chopin Piano Festit” (Foto: Arben Llapashtica)

Kritika e vë në piedestalin e pianistëve të ditëve të sotme, e një nivel të tillë e vulosi edhe në Prishtinë. Florian Uhlig nëpërmjet kryeveprave, i ka sjellë publikut një udhëtim brilant muzikor. “Jam shumë i lumtur, pak i lodhur, por ka qenë fantastike dhe privilegj të performoj para një numri kaq të madh të publikut”, ka thënë Uhlig, i cili para publikut kosovar kishte debutuar para 17 vjetësh

Skenën e “Chopin Piano Festit” e kanë mbërthyer tingujt e pianos me lojën e bindshme të atij që konsiderohet mjeshtër i këtij instrumenti në ditët e sotme, Florian Uhlig.Që në notat e para, ai e lë veten dhe publikun të magjepsentek depërton në thelbin e muzikës nëpërmjet kryeveprave. Duartrokitjet që nuk ndalen, e kthyen artistin gjerman nga dy e tri herë në skenën e cila tash e gati një javë ka sjellë jo vetëm emra të shquar, por edhe stile e kapituj të ndryshëm muzikorë. Atij i ka takuar nata e shtatë e këtij festivali të premten mbrëma. Deri në fund të edicionit të 12-të të “Chopin Piano Festit”, ka rezervuar edhe koncerte e net të tjera muzikore.

Publiku i dominuar kryesisht nga të rinj, pati mundësinë të përcjellë për dy orë rrugëtimin delikat të Uhligut.