Kulturë

“GRANFest” për gjeneratë të re autorësh të romanit grafik në Kosovë

Autori i romaneve grafike, Fumio Obata, në punëtori me nxënësit e shkollës model “Qamil Batalli” në Prishtinë

Edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar të romanit grafik “GRANFest” ka sjellë eksperiencat e autorëve botërorë në Kosovë. Qysh në hapjen zyrtare qe zbardhur edhe synimi i këtij festivali, që t’is nxisë rioshët në Kosovë të krijojnë vetë romanet e tyre grafike. Një hap konkret për këtë ishte edhe punëtoria me autorin e njohur japonez, Fumio Obata, me nxënësit e shkollës model “Qamil Batalli”

Korridori i shkollës model “Qamil Batalli” në Prishtinë u kthye në klasë njëorëshe për artistët e vegjël të romaneve grafike. Në bankat shkollore, dhjetëra nxënës i ktheu në ditë vikendi autori japonez i librave komikë dhe ilustruesi Fumio Obata me punëtorinë “Të tregosh një histori përmes vizatimit”. Fëmijë të moshave të reja, djem e vajza talentë në vizatim, mësuan strukturën deri në ilustrimin e figurave të superheronjve të tyre në lojëra e në filma të animuar, ndërsa patën mundësinë edhe vetë të improvizojnë figurat e tyre.

Edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar të romanit grafik “GRANFest” – i cili zyrtarisht ka përfunduar të dielën me takime autorësh me lexues e adhurues të këtij zhanri – ka sjellë eksperiencat e emrave botërorë në Kosovë. Qysh në hapjen zyrtare, të premten mbrëma, qe zbardhur edhe synimi i këtij festivali që të nxisë rioshët në Kosovë të krijojnë vetë romanet e tyre grafike. Të shtunën, punëtoria “Rrëfimi i storieve me vizatime” qe konkretizimi i këtij synimi.