Kulturë

Festivali i romanit grafik mbyll edicionin duke paralajmëruar vepra të tjera në shqip

Duchy Man Valderá dhe Fumio Obata duke nënshkruar veprat e tyre e po ashtu duke punuar ilustrime për lexuesit e romaneve grafike, në ditën e fundit të edicionit të sivjetmë të “GRANFest-it”

Pos emrit të atij që do ta ketë librin, autorëve iu intereson edhe portreti. Duan të gjejnë një specifikë, në mënyrë që jo vetëm t’ia nënshkruajnë librin, por edhe t’i ilustrojnë me diçka. E ky proces merr goxha kohë, sidomos kur interesimi për të marrë një nënshkrim nga vetë autorët e romaneve grafike nuk është i vogël.

 

Disa prej mysafirëve të edicionit të sivjetmë të festivalit ndërkombëtar të romanit grafik “GRANFest” paraditen e së dielës kanë nënshkruar veprat e tyre për të interesuarit. Me këtë aktivitet edhe është përmbyllur edicioni i tretë i Festivalit, që ka mbledhur në Prishtinë emra të njohur artistikë nga vende të ndryshme të botës. Në këtë edicion organizatorët gjatë krejt ngjarjeve kanë vërejtur se interesimi për romanin grafik është rritur. Kanë kontribuar për këtë duke përkthyer e shpërndarë falas disa vepra. E me gjithë hallet organizative, kanë marrë energji për t’i nisur prej tash përgatitjet për edicionin e vitit që vjen. Madje disa ngjarje do t’i organizojnë edhe më herët

Pos emrit të atij që do ta ketë librin, autorëve iu intereson edhe portreti. Duan të gjejnë një specifikë, në mënyrë që jo vetëm t’ia nënshkruajnë librin, por edhe t’i ilustrojnë me diçka. E ky proces merr goxha kohë, sidomos kur interesimi për të marrë një nënshkrim nga vetë autorët e romaneve grafike nuk është i vogël.

Disa prej mysafirëve të edicionit të sivjetmë të festivalit ndërkombëtar të romanit grafik “GRANFest” paraditen e së dielës kanë nënshkruar veprat e tyre për të interesuarit. Me këtë aktivitet edhe është përmbyllur edicioni i tretë i Festivalit, që ka mbledhur në Prishtinë emra të njohur artistikë nga vende të ndryshme të botës.