Kulturë

Koncertet e Filharmonisë së New Yorkut me tjetër kuptim në kohë lufte

Filharmonia e New Yorkut udhëton për herë të parë, prej që nisi pandemia
 

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, Orkestra e Filharmonisë së New Yorkut udhëtoi jashtë vendit javën e kaluar. Ata do të luajnë tri koncerte në ishullin Usedom të Detit Baltik të Gjermanisë, në kuadër të Festivalit të Muzikës Usedom.

Yjet nga skena e muzikës klasike – pianisti kanadez Jan Lisiecki, violinistja gjermane Anne-Sophie Mutter dhe baritoni amerikan Thomas Hampson – i janë bashkuar në skenë Orkestrës së njohur.