Kulturë

Shkolla e muzikës në Pejë me objekt të ri, pas gjashtë vjetësh punë dhe përplasje

Shkolla e Muzikes ne Peje
Me lokacion afër parkut “Karagaç”, muzikantët e rinj të hënën kanë prerë shiritin e ndërtesës së re shkollore, e cila për nga kushtet është nga objektet e rralla të institucioneve arsimore publike në vend

Nga një hapësirë e ngushtë, pa kushte të denja dhe shpeshherë edhe me pamundësi të zhvillimit të orëve mësimore nga mungesa e klasave, shkolla e mesme e lartë dhe e ulët e muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë tashmë është bërë me objekt të ri. Me lokacion afër parkut “Karagaç”, muzikantët e rinj të hënën kanë prerë shiritin e ndërtesës së re shkollore, e cila për nga kushtet është nga objektet e rralla të institucioneve arsimore publike në vend.

 

Me 14 klasa mësimore, dy salla për ushtrime e një holl për koncerte, nxënësit e shkollës së mesme të muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë pas gjashtë vjetësh të nisjes së procedurave të ndërtimit, tashmë kanë kushte infrastrukturore moderne krejtësisht larg atyre që i kanë pasur më parë

Nga një hapësirë e ngushtë, pa kushte të denja dhe shpeshherë edhe me pamundësi të zhvillimit të orëve mësimore nga mungesa e klasave, shkolla e mesme e lartë dhe e ulët e muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë tashmë është bërë me objekt të ri. Me lokacion afër parkut “Karagaç”, muzikantët e rinj të hënën kanë prerë shiritin e ndërtesës së re shkollore, e cila për nga kushtet është nga objektet e rralla të institucioneve arsimore publike në vend.

Me 14 klasa mësimore, dy salla ushtrimesh e një holl për koncerte në tri kate objekt, nxënësit e kësaj shkolle pas gjashtë vjetësh të nisjes së procedurave të ndërtimit tashmë kanë kushte infrastrukturore moderne e krejtësisht larg atyre që i kanë pasur më parë.