Kulturë

“Mirëdita, dobar dan!” do ta përballë Beogradin me të kaluarën

Mirdita, dobar dan
Në edicionin e nëntë, sikurse në vitet paraprake, publiku serb do të ketë mundësinë që të shohë disa prej pesëve të mozaikut artistik të Kosovës. Si zakonisht, e kaluara zë hapësirë të veçantë në Festivalin që sivjet nis më 25 dhe përfundon më 28 maj në Beograd

Një film që ka fituar çmime prestigjioze gjithandej globit dhe i prin asaj që shihet si vala e re e kinematografisë kosovare bashkë me shfaqje teatri, promovim libri, debat për të kaluarën dhe koncert janë “menyja” e sivjetme e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”.

Në edicionin e nëntë, sikurse në vitet paraprake publiku serb do të ketë mundësinë që të shoh disa prej pjesëve të mozaikut artistik të Kosovës. Si zakonisht e kaluara zë hapësirë të veçantë në Festivalin që sivjet nis më 25 dhe përfundon më 28 maj në Beograd.