Kulturë

Katër zyrtarë administrativë e një korepetitor, punonjësit e parë të Operës

Opera punetore
Në nëntor të vitit të kaluar MKRS-ja kishte organizuar atë që quhej “Koncerti inaugurues i Operës”, por që realisht institucioni nuk ka ende staf profesional (Foto: Arben Llapashtica)
 

Në fillim të gushtit bëhet një vit prejse Kuvendi themeloi Operën e Kosovës. Por ky institucion, që vazhdon të jetë veç në letër, ende nuk ka staf të rregullt. Ministria e Kulturës të hënën ka hapur konkurs për dy juristë, dy zyrtarë financiarë e një korepetitor për Operën e Kosovës. Për sivjet, sipas Ligjit për Buxhet, kjo do të jetë pesëshja e vetme që do të punësohet në këtë institucion.

Në nëntor të vitit të kaluar MKRS-ja kishte organizuar atë që quhej “Koncerti inaugurues i Operës”, por realisht institucioni nuk ka ende staf profesional. Sipas MKRS-së, Opera do të funksionojë në ambientet e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Sa i përket korepetitorit, sipas konkursit, i përzgjedhuri në këtë pozitë do të shoqërojë ansamblet e do t’i ndihmojë ato në aspektin profesional.