Kulturë

Territoret digjitale, mundësi të reja për artin dhe artistët

“Project Space 17” në Prishtinë të martën pasdite ka qenë nikoqir i panelit “Arti dhe territoret e padefinuara digjitale”, që ndër të tjera ka për synim të hapë diskutimin mbi mundësitë e reja të artistëve

Përzierja e realitetit me botën digjitale është intensive dita-ditës. Por teknologjia ka hapur shtigje të reja për artin, e artistëve ua ka shkurtuar rrugën deri te publiku, dhe jo vetëm. Tema si këto janë diskutuar në panelin “Arti dhe territoret e padefinuara digjitale” në “Project Space 17” të martën pasdite, në kuadër të programit TECHNE të “Fondacionit 17”.

Paneli prej tre anëtarësh ka diskutuar për motivimin e artistëve për të punuar në territoret digjitale, ndërkohë që jetik është konsideruar edukimi joformal pavarësisht moshës dhe fushës.