Kulturë

“Mirëdita, dobar dan!” nxit protesta një ditë para ceremonisë hapëse

Protestuesit e Partisë Demokratike të Serbisë, të cilët kundërshtojnë mbajtjen e festivalit “Mirëdita, dobar dan!” në Beograd (Foto: REL)
 

Rinia e Partisë Demokratike të Serbisë nuk do që arti i shqiptarëve të Kosovës të shpërfaqet në Beograd. Ata kanë kundërshtuar edicionin e nëntë të festivalit “Mirëdita, dobar dan!” një ditë para ceremonisë së hapjes.

Edicionit të sivjetmë i paraprin ekspozita “Gjithë lotët tanë”, e cila është hapur sot në orën 18:00 në “Endžio Hub”, në kryeqytetin serb. Ekspozita shpërfaq përjetime të viktimave dhe të të mbijetuarve të luftës. Kurse zyrtarisht festivali hapet të enjten në qendrën për dekontaminim kulturor.