Kulturë

“Historia e muzikës shqiptare” – hap për eksplorimin e pasurive

Pas përurimeve në Tiranë e në Pejë, “Historia e muzikës shqiptare” është përuruar të mërkurën edhe në Prishtinë, në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës

Studimi mbi rrugëtimin e muzikës profesionale në Shqipëri që prej filleve e deri pas viteve ’90 u shpalos pikërisht përpara destinacionit primar të librit: muzikantëve të rinj. “Historia e muzikës shqiptare” pas stacionimit në Tiranë e në Pejë, kësaj radhe gjeti lexuesin e vet në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.

 

Në 12 kapituj “Historia e muzikës” dokumenton rrugëtimin muzikor nëpër etapa të ndryshme në Shqipëri përderisa sjell edhe portrete ikonash muzikore dhe analizë veprash të tyre. Vetë autori Nestor Kraja e ka cilësuar këtë libër veç një hap në rrugëtimin e eksplorimit dhe shpalosjes së pasurive të muzikës shqipe

Studimi mbi rrugëtimin e muzikës profesionale në Shqipëri që prej filleve e deri pas viteve ’90 u shpalos pikërisht përpara destinacionit primar të librit: muzikantëve të rinj. “Historia e muzikës shqiptare” pas stacionimit në Tiranë e në Pejë, kësaj radhe gjeti lexuesin e vet në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.

Në gjithsej 12 kapituj, libri shtjellon rrugëtimin e muzikës shqiptare nga antikiteti e mesjeta, Rilindja Kombëtare, periudha e Pavarësisë e më tej deri në kohët moderne. Nuk lë anash as zhanret e ndryshme, si këngën patriotike, qytetare e revolucionare, muzikën korale për të vazhduar me atë vokale, muzikën e baletit në Shqipëri, instrumentalen, muzikën e dhomës, ansamblet instrumentale, koncertet instrumentale e zhvillimin e muzikës simfonike shqiptare.