Kulturë

Ekspedita shqiptaro-polake, në kërkim të emrit të qytetit antik afër Shkodrës

Vendbanimi antik u zbulua në Bushat të Bashkisë së Vaut të Dejës në Qarkun e Shkodrës, në vitin 2018. Gërmimet kanë rinisur pas ndërprerjes dyvjeçare dhe ndër të tjera ekspedita shqiptaro-polake është përqendruar në gjetjen e emrit të qytetit
 

Projekti kërkimor arkeologjik i misionit shqiptaro-polak, i nisur në Shkodër që prej vitit 2011, ka rinisur gërmimet në Bushat pas një ndërprerjeje dyvjeçare për shkak të pandemisë COVID-19.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka njoftuar të mërkurën se këtë vit ekspedita është përqendruar “në nivelin e mesëm të qytetit për të kuptuar dhe më mirë shtrirjen e tij, zhvillimin urban dhe një datim më të saktë të fazave të vendbanimit, ndërsa sfida për gërmimet do të vazhdojë deri në gjetjen e emrit të këtij qyteti antik”.