Kulturë

“Rrushja” dëshmon krimet ndaj grave nëpërmjet ditarit të paramilitarit serb

“Unë kam dashur ta trajtoj temën e dhunimit të femrave në luftë, një temë tepër tragjike. Kemi rreth 20 mijë femra të dhunuara, të cilat OKB-ja dhe UNMIK-u i kanë të regjistruara, por është shumë interesante sesi politika jonë i ka anashkaluar dhe ka dashur që ato të mos jenë pjesë e diskursit, sepse nëse do të ishin, lirisht mund të thuhet se do të binte fuqia e çlirimtarëve”, ka thënë Jusuf Buxhovi (në mes) në përurimin e romanit të tij, “Rrushja”

Zanafilla e romanit “Rrushja” është një histori më vete. Ajo që shtjellohet në këtë vepër letrare me frakturë dokumentare, një tjetër. Jusuf Buxhovit do t’i binin në dorë shënimet e një paramilitari serb e tek to e gjen bazën romani që bëhet dëshmi e grave të dhunuara. Shënimet e lëna si testament për krime njerëzore rrëfejnë se si kishin filluar ngjarjet, për të vazhduar edhe pas luftës. Sipas Buxhovit, ky lloj krimi në Kosovë është dhunim i trefishtë: së pari njerëzor, së dyti moral dhe së treti dhunim shoqëror. Për këtë të fundit, fajëson elitën politike në Kosovë

Shënimet e një paramilitari serb janë dëshmi e gjallë për dhunimet e grave gjatë luftës në Kosovë. Blloku personal i tij, që shpërfaq krimet e shumëfishta, do të binte në dorë të shkrimtarit e historianit Jusuf Buxhovi, i cili më shumë se 23 vjet pas krimeve që gjëllijnë në ato shënime, do t’i jepnin frymë veprës letrare me frakturë dokumentare.

Dhunuesi dhe dëshmitari i krimit janë i njëjti personazh në romanin “Rrushja” të Buxhovit. Dëshminë e personazhit real e la në gjysmë vrasja misterioze e tij në Suedi.