Kulturë

“Piano Podium” me potencialin e studentëve, në kujtim të Çesk Zadesë

“Piano Podium” në “Chopin Piano Fest”, si koncert për piano dhe orkestër në interpretim me dy piano, erdhi edhe si kujtim për Çesk Zadenë, në 95-vjetorin e lindjes së tij. Si mikpritje për studentët e ardhur nga Universiteti i Arteve në Tiranë u shënua edhe 60-vjetori i themelimit të këtij institucioni

Në koncertin “Piano Podium” ata që nga partiturat kapërcyen deri te tastet ishin studentët e Kosovës dhe të Shqipërisë, duke dhënë mesazhin e potencialit të muzikantëve të rinj dhe bashkëpunimin artistik ndërshtetëror. U nderua edhe kompozitori i famshëm shqiptar, Çesk Zadeja, në 95-vjetorin e lindjes së tij, pikërisht nëpërmjet veprës “Koncert për piano dhe Orkestër”

Reflektorët e dritave, për dallim nga çdo koncert tjetër të edicionit të 12-të të “Chopin Piano Fest” nuk binin veç mbi një instrument, por mbi dy pianot që qëndronin përballë njëra-tjetrës. Ato ishin aty për të sjellë atë që i mungon skenës muzikore klasike në vend: interpretimet me piano duo.

Ndërkaq, pikërisht ata që nga partiturat kapërcyen deri te tastet ishin studentët e Kosovës dhe të Shqipërisë, duke dhënë mesazhin e potencialit të muzikantëve të rinj dhe bashkëpunimin artistik ndërshtetëror.