Kulturë

Muzeu i artit bashkëkohor, në agjendë pas dështimeve 15-vjeçare

Këshilli iniciues, sipas vendimit të ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, është mandatar “të kryejë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë për konceptimin, themelimin dhe funksionalizimin e institucionit të Muzeut të Artit Bashkëkohor...”. Janë gjithsej shtatë detyra me të cilat është ngarkuar këshilli

Tetë ministra të kulturës janë marrë me projektin e muzeut të artit bashkëkohor që prej vitit 2007. Dikur kishte edhe një projekt e lokacion. Ministri aktual i Kulturës, Hajrulla Çeku, është i nënti që merret po me këtë projekt dhe të martën ka nënshkruar vendimin për “emërimin e këshillit Iniciues për konceptimin, themelimin dhe funksionalizimin e muzeut të artit bashkëkohor si institucion kombëtar i kulturës”

Ministria e Kulturës i është kthyer një synimi i cili ka një kapitull 15-vjeçar dështimesh: muzeut të artit bashkëkohor. Përderisa në vitin 2007 ishte paguar një projekt për ndërtesën e institucionit që pritej të themelohej, tash MKRS-ja do t’ia nisë nga e para.

Të martën ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka emëruar anëtarët e këshillit iniciues për muzeun e artit bashkëkohor. Qëllimi është që këshilli ta bëjë konceptimin, themelimin dhe funksionalizimin e këtij institucioni potencial të nivelit qendror.