Kulturë

Shfaqja dhe aktori nga Kosova “provokim i rëndë” për tabloide serbe

“Provokim i rëndë: Aktori i ‘Besës’ akuzon Serbinë për gjenocid, midis Beogradit fyen Handken”, është titulli kryesor i tabloidit “Srpski Telegraf” i shpërndarë edhe në versionin elektronik e po ashtu edhe nga disa portale të Serbisë. Me këtë artikull ka zënë edhe ballinën

Shfaqja që demistifikikon figura si Sllobodan Millosheviqi e përkrahësi i tij, nobelistit Peter Handke, për disa media në Serbi është “provokim i rëndë midis Beogradit”. Bile, provokimi përjetohet edhe më i fortë kur zgjidhen pjesë të intervistës së aktorit Arben Bajraktaraj dhënë revistës “NIN”. Bajraktaraj është i njohur për publikun serb si aktor i serialit televiziv “Besa”.

 

Disa tabloideve në Serbi – si “Srpski Telegraf” – u ka dalë punë me shfaqjen “The Handke Projekt” që javën e kaluar u dha premierë në Beograd, e edhe më shumë me intervistën e aktorit Arben Bajraktaraj, të cilin publiku serb e njeh, ndër të tjera, nëpërmjet serialit televiziv “Besa”. Intervista e tij për revistën “NIN” është “analizuar” në detaje, njësoj sikurse edhe shfaqja. Anash qasjes së tabloideve, në këtë temë kanë folur edhe figura që nuk janë pa emër në qarqet kulturore në Serbi

Shfaqja që demistifikikon figura si Sllobodan Millosheviqi e përkrahësi i tij, nobelistit Peter Handke, për disa media në Serbi është “provokim i rëndë midis Beogradit”. Bile, provokimi përjetohet edhe më i fortë kur zgjidhen pjesë të intervistës së aktorit Arben Bajraktaraj dhënë revistës “NIN”. Bajraktaraj është i njohur për publikun serb si aktor i serialit televiziv “Besa”.

“Provokim i rëndë: Aktori i ‘Besës’ akuzon Serbinë për gjenocid, midis Beogradit fyen Handken”, është titulli kryesor i tabloidit “Srpski Telegraf” i shpërndarë edhe në versionin elektronik e po ashtu edhe nga portale të Serbisë. Me këtë artikull ka zënë edhe ballinën e së hënës.